PS ka fituar edhe bashkinë e Rrogozhinës. Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha se kjo është fitorja e tretë për qarkun e Tiranës.
Veliaj tha se “Fituam me një grusht votash, por Edisoni do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj”
“Rrogozhina është fitorja jonë e tretë në Qarkun e Tiranës. Fituam me një grusht votash, por Edisoni do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj, siç ka bërë çdo ditë deri më sot. Bravo atij dhe skuadrës, punë të mbarë nga sot për t’a çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara. Përulësi e mirënjohje të jashtëzakonshme për qytetarët, që i dhanë sërish besimin e madh PS”– u shpreh Veliaj.