Garë e fortë në bashkinë e Himarës mes kandidatit të PS Jorgo Goro dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri.

Teksa po numërohet kutia e fundit e votimit, Beleri kryeson me 24 vota më shumë se sa Goro.

Rikujtojmë se Beleri u arrestua pak ditë më parë nën akuzën e shitblerjes së votës. Gjykata dha ndaj tij masën e arrestit me burg dhe çështja pritet t’i kaloj SPAK.

Deri tani Partia Socialiste ka fituar në 15 bashki të vendit ndërsa “BF” vetëm 3.

Previous articlePS merr edhe Rrogozhinën
Next article“Krejt zemrën ma ke hangër…”, Rama reagon pas fitores historike në Shkodër