Prej disa ditësh, vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë prezente, ndërsa priten shira të dobët dhe lokalë. Mesdita do të sjellë intervale me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore. Kjo do të sjellë shira të izoluar zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Parashikohet që, pasditja dhe mbrëmja të sjellin shtim të vranësirave duke rrezikuar shira në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 8°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht, Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës vijon sërish të jetë nën mbizoterimin e vranësirave të dendura. Herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu, por sasia e tyre do të jetë e pakët. Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të shfaqen intervale me kthjellime pothuajse ne të gjithë territorin e republikës së Kosovës.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe përgjatë natës.

Maqedonia e Veriut

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të diktojnë në Republikën e Maqedonise mot kryesisht të lagësht me vranësira të shpeshta. Aty nuk do të mungojnë edhe shira të dobët dhe të izoluar.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të motit në të gjithë republikën e Maqedonisë duke risjellë kthjellimet në territor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore.

Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë në rajonin e Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi duke diktuar mot me vranësira dhe shira ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe afat-shkurtra.

Po ashtu, stuhi të forta ere dhe shira në formë shtërngate priten në Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre. Përjashtim bëjnë, Gadishulli
Iberik, Europa lindore si edhe ishujt Britanikë të cilat do të vijonë nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante.