Inxhinierët në WhatsApp sapo kanë shtuar një shërbim të ri i cili do të mbrojë chat-et tuaja “speciale” nga sytë e të huajve apo qoftë dhe miqve tuaj.
Ditën e hënë u prezantua shërbimi “Chat Lock” i cili pengon aksesimin e chat-it përmes verifikimit biometrik të përdoruesve, duke zhvendosur të gjitha bisedat e përzgjedhura nga ju për t’u kyçur në një folder të ri. Për sa i përket njoftimeve, ju thjeshtë do të merrni një njoftim që keni një mesazh të ri nga “Chat Lock”, dhe nuk do të shfaqet as dërguesi i mesazhit dhe as mesazhi i shkruar.
Nëse ju e keni përdorur më parë Hidden Photos në iCloud, do ta keni shumë të thjeshtë të kuptoni “Chat Lock”.
Sigurisht që WhatsApp e reklamon aplikacionin si tepër të besueshëm dhe mesazhet janë të mbrojtura përmes enkriptimit midis dy personave që komunikojnë, mirëpo kjo gjë nuk e pengon një person që fiton akses mbi smartphone-in tuaj që të lexojë përmbajtjet e shkruara. Chat Lock shton një shtresë ekstra privatësie për të gjitha bisedat që ju dëshironi t’i mbani sekrete. Ekziston dhe mundësia që ju të kyçni tërësisht aplikacionin me identifikim biometrik, nëse doni të jeni akoma dhe më të sigurtë.
“Përgjatë muajve në vijim ne do të shtojmë më tepër opsione për Chat Lock, duke përfshirë këtu krijimin e një password-i të veçantë, në mënyrë që passqord-i në WhatsApp të jetë i ndryshëm nga ai i smartphone-it tuaj.” shtoi kompania në një postim në blog.