Kushtet e paqëndrueshme të motit ditë e fundit kanë sjell reshje të dendura në disa zona, si pasojë edhe mjegull.
Më të theksuara ato kanë qenë përgjat zonave malore veriore, si edhe ato Juglindore të vendit.
Mjegulla ka mbuluar gjithë aksin rrugor Korçë -Pogradec, ku edhe ka krijuar vështirësi edhe për drejtuesit e mjeteve, kjo pasi fushëpamja është më e vogël duke i detyruar ata të ecin ngadalë dhe të jenë me të kujdesshëm.
Me e dendur mjegulla vërehet në segmentin e rrugës Sovjan-Pirg dhe Veliterne – Petrushë.