Mediat greke raportojnë për vdekjen e një 30-vjeçari shqiptar në një aksident automobilistik ka ndodhur sot në orën 7.10 të mëngjesit të së hënës, në zonën mbi Spitalin Olimpik në Patras.

Ai ishte nisur për në punë, dhe është përplasur me shpejtësi në pjesën e pasme të një mjeti të madh, ku ka goditur fortë kokën, duke e lënë të vdekur në çast.

Burimet bëjnë me dije se makina është hedhur në një parcelë ngjitur.

30-vjeçari, i cili ishte baba i një fëmije të vogël, ka tentuar të parakalojë me makineri me zhvendosje të madhe që përdorte.
Në vendngjarje janë gjetur tre automjete zjarrfikëse dhe policie, ndërsa hetimet për rrethanat e tragjedisë po kryhen nga policia rrugore e Patrës.