Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira deri të dendura deri në orët e mbrëmjes, më pas mot me kthjellime e vranësira kalimtare deri në mesditë. Pas orëve të mesditës do të kemi shtim vranësire mesatare deri të dendur si dhe reshje shiu.
Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në relievet kodrinore – malore këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave
Intensiteti i këtyre reshjeve për një periudhë të shkurtër kohore deri mesatar shoqëruar dhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim veri – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: