Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 49-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain e tij. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bixellë, ku Kujtim Kaca pas një konflikti të çastit ka qëlluar me thikë vëllain e tij, Avni Kaca.

46-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashttë rrezikut për jetën, ndërkohë vëllai i tij është vënë në prangat e Policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bixelle, Elbasan, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 49 vjeç, banues në fshatin Bixelle, Elbasan, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij, në fshatin Bixelle, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vallanë e tij, shtetasin A. K., 46 vjeç.

46-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.