Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Edmond Arapin ndërsa në arrest shtëpie 16-vjeçarin Arnold Vatoci, për vendosjen e një sasie tritoli në një fasioneri në zonën e Freskut.
Ngjarja ndodhi më datë 25 maj në Tiranë ku një sasi tritoli shpërtheu në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të një shtetasi italian.
Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar ndërsa porositësi ka qenë 46-vjeçari Edmond Arapi ndërsa ai që ka vendosur lëndën plasëse 16-vjeçari Arnold Vatoci.
Sipas policisë, dyshohet se 46-vjeçari e ka shtyrë 16-vjeçarin, duke i ofruar një shumë prej 100 000 lekë, për të vendosur sasisë e lëndës plasëse në fasonerinë në pronësi të shtetasit Roberto Bingaido.
Burime zyrtare bëjnë me dije se biznesmeni italian në dëshminë paraprake ka deklaruar disa dyshime për konflikte, kërcënime apo probleme të tjera në biznes, që kanë çuar dhe në identifikimin e autorëve të ngjarjes.
Gjithsesi policia po pret kthimin nga Italia të Roberto Bingaido, për ta marrë sërish në pyetje, në mënyrë që të përcaktohet shkaku për të cilin atij i është vendosur tritoli