Nevil Dede është zyrtarisht trajneri i AF Elbasanit. Trajneri 48-vjeçar ka firmosur me klubin verdheblu ditën e sotme, teksa diçka e tillë është konfirmuar nga vetë klubi i Elbasanit.

Prezantimi para mediave i Dedes do të bëhet ditën e mërkurë në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa objektivi i tij është që të rikthejë Elbasanin në Superiore. Dede rikthehet në këtë mënyrë në krye të stolit pas një pushimi të shkurtër ku së fundmi ishte trajneri i Dinamos në të parën.

Njoftimi i klubit:

“𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄 : Nevil Dede trajner i Elbasanit

Ju njoftojmë zyrtarisht se Nevil Dede do të jetë “timonieri” i ekipit verdheblu për sezonin e ardhshëm.


Prezantimi i trajnerit Dede do të zhvillohet të mërkurën në orën 13:00 në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”.