Evropa është kontinenti më i prekur në botë përpara Amerikës Latine dhe Amerikës së Veriut sa i takon infektimeve dhe numrit të vdekjeve nga Covid 19. Teksa shkencëtarët dhe qeveritë monitorojnë efektivitetin me kalimin e kohës të vaksinave të ndryshme anti-Covid, sigurinë e tyre dhe ndikimin në progresin e epidemisë, për kompanitë prodhuese kjo është një marrëveshje kolosale.
Mirëpo mund të vazhdojë të jetë e tillë për një kohë të gjatë, nëse nxitës periodikë ose vaksina të modifikuara kundër varianteve të reja të mundshme do të jenë të nevojshme për të ruajtur imunitetin kundër koronavirusit.
Në javët e fundit Pfizer kishte evokuar një rritje të çmimeve në një fazë të dytë, që duket se po konfirmohet nga thashethemet e para për një negociatë të vazhdueshme midis BE dhe gjigandit farmaceutik për një furnizim deri në 1.8 miliardë doza në periudhën 2022-2023.
Kryeministri Bullgar Bojko Borisov parashikoi çmimin që do të bihej dakord në Bruksel. Nga 12 euro fillestare për dozë tani do të arrinte 19.5 euro. Një çmim i konfirmuar për agjencinë “Reuters” nga një zyrtar evropian i përfshirë në bisedime, edhe pse Komisioni i BE zyrtarisht refuzon të publikojë shifrat.
Por konfirmon nevojën për të prokuruar rreth 2 miliardë doza “për të përballuar variantet dhe nevojën për të vaksinuar fëmijët dhe të rinjtë. Nga ana tjetër, Borisov përllogariti se rritja e çmimit mund të kushtojë “afërsisht 18 miliardë euro”.
faxweb.al