Një tërmet me magnitudë paraprake prej 4.9 ballë goditi Haitin jugor, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur 36 të tjerë ndërsa kombi ishull lufton për t’u rikuperuar nga përmbytjet që vranë 51 persona.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) tha se tërmeti kishte një thellësi prej vetëm 10 kilometrash, me një epiqendër afër zonës Les Abricots.

Sipas të dhënave, dy banesa janë shembur nga tërmeti.

Nuk di çfarë të bëj,” tha Katiana Pierre, 19 vjeç, e cila humbi burrin dhe motrën e saj të vogël.

Tre nga viktimat “ishin anëtarë të së njëjtës familje”, që humbën jetën pas shembjes së shtëpisë.