Gianluigi Donnarumma dhe Milani janë akoma më larg një akordi për zgjatjen e kontratës dhe shanset që portieri Italian të largohet me parameter zero në verë janë shumë të mëdha.
Duke patur edhe një agjent si Mino Raiola, negociatat po vështirësohen edhe për faktin që 22-vjeçari kërkon një rritje të konsiderueshme të pagës ku ajo aktuale është 6 mln euro Neto dhe pretendime të tilla janë gati t’ia plotësojnë te Chelsea.
“Blutë e Londrës” paten probleme me portën këtë sezon teksa Kepa zhgënjeu me Lampard dhe ky i fundit bleu Mendy nga Rennes, lëvizje që u konfirmuan edhe nga trajneri i ri Tuchel. Tashmë tekniku gjerman kërkon një siguri më të madhe për portën dhe diçka të tillë ja jep Donnarumma i cili edhe pse është në moshë të re, tanimë ka akumuluar mbi 200 ndeshje në Serinë A.
Milani pret të zyrtarizojë kualifikimin në Champions dhe ndoshta mund të rrisë ofertën ekonomike teksa një opsion tjetër mund të jetë rinovimi për vetëm një sezon me qëllim që kuqezinjtë ta shesin dhe të përfitojnë disi nga kartoni i gardianit Italian.
ora news