Një sherr mes disa të rinjve është regjistruar këtë pasdite në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te “5 Maji”, ku mësohet se 2 të mitur janë përfshirë në një konflikt.
Sherri me dy 14-vjeçarëve ka qenë i momentit.
Njeri nga adoleshentet ka marre disa plage, pasi eshte goditur edhe me sende te forta. Mësohet se ai është transportuar për në spital për ndihmë mjeksore. Ndërkohë i riu që ka nisur konfliktin është shoqëruar në polici.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç.
Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes