SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reflektuar duke adresuar shqetësimin e SHBA dhe vendeve të QUINT-it për të ulur gjendjen e gatishmërisë për luftë të ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën.

ADVERTISING

Ky vendim u mor pas tensioneve në veri kur Qeveria e Kosovës vendosi të dërgojë me mbrojtje Policore në ndërtesat e komunave kryetarët e rin, të  dalë nga zgjedhjet e prillit duke shkaktuar pakënaqësi te serbët lokalë.

“Nga gjendja e gatishmërisë më të lartë kemi kaluar në një shkallë më të ulët të gatishmërisë për luftë. Por ende kemi një numër të rëndësishëm të forcave dhe mjaftueshëm që t’i ndihmojmë popullit tonë këtë duhet ta dinë njerëzit” , theksoi ai.

Kujtojmë se Lista Serbe i bojkotoi zgjedhjet për katër komunat me shumicë serbe, por pavarësisht kësaj, Kosova nuk bëri hapa pas dhe vendosi t’i zhvilloi zgjedhjet-edhe pse pjesëmarrja e votusve nuk ishte më shumë se 3 %. Ky veprim nuk zgjidhi gjë për Kosovën, por çoi në përplasje të reja jo vetëm me palën serbe, por dhe me aleatët e saj ndërkombëtarë./ n.m.abcnews.al