Revoltohen të dënuarit e burgut të Drenovës. Ata kanë telefonuar në redaksinë e Faxnews teksa shkak është bërë mbipopullimi i qelive të burgut.
Teksa më parë rrinin 4 të dënuar në një qeli, drejtoria e burgut ka vendosur të rrisë numrin në gjashtë.
Sakaq janë izoluar katër të burgosurit e parë që rezistuan për të mos lejuar mbipopullimin në qeli.
Të burgosurit i kanë bërë thirrje Avokatit të Popullit nëpërmjet medias që të reagojë në lidhje me problematiken e tyre.
“Regoni se po bëhet padrejtësi”.
Mbipopullimi për më tepër kur edhe tamperaturat po rriten pritet të ketë pasoja shëndetësore.