Një vajzë e mitur teksa po flinte në shtëpinë e të dashurit të së ëmës është abuzuar seksualisht në Greqi.
Vajza kishte dalë me shoqet për të festuar fundit e vitit shkollor. Me aprovimin e të ëmës e cila besonte verbërisht tek partnerit i saj 47 vjeç, e mitura së bashku me shoqet shkoi të flinte tek shtëpia e tij, pasi e saja ishte shumë larg. Vajzën nga Heraklion e zuri gjumi, pasi kishte konsumuar një sasi alkooli gjatë festës.
Por, sipas asaj që ajo dhe nëna e saj kanë dëshmuar në polici, ajo është zgjuar papritur pasi ka vënë re 47-vjeçarin duke bërë gjeste të turpshme. Policia identifikoi autorin e dyshuar, e arrestoi dhe e dërgoi në Prokurorinë e Heraklion për abuzim seksual.
Top Channel