Një tjetër përfaqësues i muxhahedinëve, foli për ABC Neës lidhur me situatën në kamp pas kontrollit të policisë mëngjesit e sotëm.
“Sot në mëngjes policia erdhi në ASHRAF, ne pyetëm cfarë ndodhi, ata përdorën gazlotsjellës.
Jam programues brenda kampit, babai dhe vëllai im janë vrarë nga regjimi. Ne i respektojmë shqiptarët. Ata kanë vrarë dy prej nesh, janë më shumë se 20 të lënduar. Policia shqiptare ka bërë të njëjtën gjë si regjimi në Iran, bënë të njëjtën gjë si edhe në Francë.
Shqiptarët po na mbrojnë apo po na vrasin si regjimi. Qeveria shqiptare ka bërë të njëjtën gjë si regjimi, na vranë. Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë? A është kjo sjellja e duhur. Kush qëndron pas gjithë kësaj cështje, padyshim regjimi I Iranit. Kjo është, policia shqiptare bëri të njëjtën gjë.” tha ai.