Me pamje nga mediat shqiptare, konfirmohet një person i vdekur brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.
Viktima rreth 60 vjeç, ndodhet brenda ambienteve të ambulancës në Manzë, ndërsa shumë qytetarë janë duke marrë mjekim në ambulancën e vetë kampit.
Anëtarët e MEK shprehen se personat janë sulmuar me gaz nga policia shqiptare.
Mjeku që i ka dhënë ndihmën e parë personave të lënduar, shprehet se 3 persona janë të lënduar rëndë, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës.
Shumë persona po ndihmohen me oksigjen nga ana e mjekëve, ndërkohë që policia shqiptare mohoi lajmin se në kamp kishte persona të vdekur.
Pas mohimit të personave të lënduar nga ana e policisë, burime bëjnë me dije se dhjetëra makina autoambulanca janë nisur tashmë drejt kampit të MEK.