Një 35 vjeçar shqiptar është nënë në prangat e policisë greke në zonën e Menidit, pasi tentoi që bashkë me dy bashkatdhetarë të tjerë të largohet nga ambientet e Drejtorisë së Gjykatave të Migracionit të Atikës.

Njëkohësisht vijojnë hetimet e policisë për gjetjen dhe kapjen e dy të arratisurve të tjerë. Bëhet fjalë për tre shqiptarë, dy prej të cilëve mbaheshin për drogë dhe i treti për vrasje.

Sipas policisë, tre të arratisurit kanë prerë parmakët e qendrës së paraburgimit, që ndodhet në anën e pasme të katit të dytë të pallatit dhe janë zbritur me çarçafë. Së bashku me tre shqiptarët ka tentuar të arratiset edhe një gjeorgjian, por është vënë re nga policia dhe është arrestuar

Katër të huajt tentuan të arratiseshin duke prerë hekurat e qelisë së katit të dytë ku po mbaheshin dhe më pas, pasi kishin lidhur çarçafë në pjesën e pasme të pallatit. Ata ishin transferuar dhe po mbaheshin në Departamentin e Transportit në pritje të transferimit të tyre në gjykata për gjykimin e tyre./abcnews.al