Sot është Kurban Bajrami, festa e dytë më e madhe për besimtarët myslimanë.

Mijëra besimtarë, u mblodhën mëngjesin e sotëm në sheshin “Skënderbej”, nga ku bën dhe faljen e namazit, e cila nisi në orën 6:00.

Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, uroi  të gjithë besimtarët, nga ku bëri thirrje për paqe dhe prosperitet në botë.

Sakaq, kreu i KMSH i ka kushtuar vëmendje dhe besimtarëve në Kosovë, me një lutje për të gjetur maturi në kohën e tensioneve aktuale.

“Lutem që vëllezërit tanë kosovarë të gjejnë maturi për të përballuar tensionet Kush bën mirë do ta marrë shpërblimin e asaj që ka bërë. Të bëhemi të dashur me njëri-tjetrin, t’u shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë për ndihmë”, ishin disa nga fjalët e Spahiut.