Nga Mali i Zi kryeministri Edi Rama ka folur për faktin se Albin Kurti nuk e priti në takim, gjatë vizitës që pati dje në Prishtinë.
Rama tha se nuk shkoi për t’u martuar në Prishtinë me Kurtin, madje se nuk ndihet as i fyer si një dhëndër që nusja nuk doli në takim.
Ndërkohë shtoi se Kurti do të jetë i ftuar në samitin e “Procesit të Berlinit” që do të mbahet më korrik në Tiranë.
“Unë nuk shkova në Prishtine për tu martuar me Albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk doli doli në takim. Shkova në Prishtinë si këtu, e pastaj në Beograd. Në mënyrën më absolute skam asnjë problem personal. Kam qëndrime të kundërta me një situatë të caktuar. Kaq. Natyrisht këtë situatë e përjetojmë dhe duam ta trajtojmë në mënyra të ndryshme. Albini e përjeton si një situatë që do ta trajtojë pa u takuar dhe biseduar. S’jam për të bërë interpretime të natyrës psikologjike, nacional historike. Pavarësisht se cili është qëndrimi i BE, vendeve të tjera, në takimin e Tiranës, kryeministri i Kosovë do jetë i ftuar, dëshiroj të jemi të 6 aty bashkë, përtej faktit që mund të mos jetë i ftuar apo s’duan ta ftojnë në vende të tjera. Në Tiranë ai është në shtëpinë e vet, madje mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë”, tha Rama.