Valter Bami, ka dalë përpara gjykatës së Tiranës për masë sigurie, një ditë pasi seanca u shty pasi prokuroria kërkoi kohë për prova. Bami akuzohet për arëmbajtje pa leje.

Ai u arrestua dy ditë pas atentatit në Larushk ku humbi jetën, Ramazan Sino, dhe u plagosën dy femijët e mitur të Gentjan Bejtjes, i cili jshte edhe objektiv i atentatit.

Prokuroria ka dyshime se Bami mund të ketë marrë pjesë në këtë ngjarje, edhe pse ai pretendon se nuk ka asnjë lidhje me atentatin, dhe ditën kur ai ka ndodhur ka qenë në banesë.

Madje Bami ka deklaruar para hetuesve se ai dhe Sino kanë qenë kushërinj, dhe se ai nuk ka pasur asnjë lidhje me krimin.

E vetmja provë që ka deri tani prokuroria është shenja e barutit në dorën e majtë të Bamit, të cilën ai pretendon se e ka për shkak të qitjes që kryen me një armë sportive që e ka me leje.