Në Kinë, të paktën gjashtë persona u vranë dhe një u plagos në një sulm në një kopsht fëmijësh në Lianjiang në provincën jugore të Guangdong.
Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë së qytetit, duke raportuar se “viktimat janë një mësuese, dy prindër dhe tre fëmijë”. Një i dyshuar është arrestuar.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi identitetin dhe moshën e viktimave, as mbi armën e përdorur në sulm. Një hetim policor ka nisur .
Kina i ndalon rreptësisht qytetarët të kenë armë zjarri dhe ka pasur një sërë goditjesh me thikë në vitet e fundit . Sulmet vdekjeprurëse që synojnë posaçërisht shkollat kanë ndodhur në mbarë vendin, duke bërë që autoritetet të forcojnë sigurinë rreth institucioneve.