Një ngjarje ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen ’18 Shtatori’ në Gjirokastër.

Disa adoleshentë janë konfliktuar me njëri-jetrin dhe si pasojë një 15 vjeçar, dyshohet se është goditur me një thikë.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se i riu, është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake është transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër.

Njoftimi i Policisë: Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 20:40, në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër, në vendin e quajtur “Katrori”, gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar(në këmbë) dyshohet me mjet presës një shtetas 15-vjeçar, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.