Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest në shtëpi” për administratorin e plazhit në Vilë-Bashtovë, Pëllumb Nika.

Pak ditë më parë në këtë plazh u mbytën 3 persona, babai Elvis Halilaj së bashku me dy fëmijët e mitur, 15 dhe 13 vjeç.

Nika e kishte marrë me qira në bashkinë e Rrogozhinës, administrimin e përcelës së plazhit, ndërsa akuzat që rëndojnë ndaj tij tanimë janë “vrasje nga pakujdesia” dhe “mospërmbushje të kushteve të sigurisë në vijën bregdetare”.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se  avokatët mbrojtjës kanë kërkuar masën “detyrim paraqitje” në mënyrë që shtetasi të vazhdojë të punojë, pasi është i vetmi person që sjell të ardhura në shtëpi, por gjykata pranuar kërkesën e prokurit të çështjes që ka kërkuar si masë sigurie “arrest në shtëpi.

Si ndodhi tragjedia me 3 të mbytur?

Babai Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 17 vjeç, humbën jetën tragjikisht mesditën e së dielës në plazhin e Vilë-Bashtovës. Ata kishin udhëtuar nga Tirana për plazh në fundjavë, ndërsa nuk arritën të dalin dot nga deti për shkak të rrymave të forta detare.

Nga sa u raportua babai u fut në det që të shpëtonte dy djemtë e tij të mitur dhe ka mbetur edhe vetë i mbytur. Mësohet se i pari që është mbytur ka qenë djali i vogël, e më pas babai me djalin e madh.

Mungesa e rojës bregdetare është shkelje ligjore, gjë që solli edhe arrestimin e 34-vjeçarit Pëllumb Nika. Trupi i parë i pajetë që u nxor nga deti ishte i 50-vjeçarit Elvis Halilaj, më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të dy fëmijëve të tij të mitur. r.t/abcnews.al