Paul Pogba nuk e di ende të ardhmen e tij.
Mesfushori francez kaloi një sezon për t’u harruar në Juventus, të përshkuar nga lëndimet e njëpasnjëshme.
“Bianconeri” janë duke e shqyrtuar çdo mundësi dhe nuk janë të sigurt nëse do t’i japin më rast ish-futbollistit të Manchester Unitedit, shkruajnë mediat italiane.
Përfaqësuesi francez dëshiron të qëndrojë në Torino, por ndërkohë ka në dorë një ofertë konkrete nga Arabia Saudite, e cila është definuar si zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.
Javët në vazhdim do të jenë vendimtare për të ardhmen e kampionit të botës me Francën, i cili eksperiencën e dytë në Torino e pati mjaft të zbehtë dhe dëshpëruese.
30 vjeçari dikur ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë, por pas transferimit nga Juve në Manchester United, karriera e tij kishte rënie drastike.