Të shtëna me armë zjarri mësohet të jenë regjistruar në fshatin Balldre, në Lezhë.Në informacionet paraprake, thuhet se mund të ketë një viktimë.
Paraprakisht dyshohet se nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur një person, i identifikuar si Bled Lekstaka.
Viktima është 38 vjeç, baba i tre fëmijëve. Ai është vrarë nga persona ende të paidentifikuar teksa po futej në një market në Balldrem. Banorët kanë dëgjuar xhirime të forta të një automjeti në momentin që ndodhi ngjarja.