Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë.

Lajmi bëhet i ditur nga policia, teksa ngjarja ka ndodhur reth orës 8 të mëngjesit. Nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshinë lokalin teksa policia ka nisur hetimet

‘Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr– njofton policia.