Deputeti Petrit Vasili është paraqitur sot në SPAK.

Burime bëjnë me dije se nënkryetari i partisë së Lirisë është thirrur këte të premte në prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve  struktura antikorrupsion po kryen për lobimin e ish Lëvizjes socialiste për integrim.

Shtatorin e vitit të kaluar SPAK nisi letëporosi në SHBA ku kërkoi të dhëna se ku janë regjistruar kompanitë e lobimit që kishte pajtuar LSI.

Sipas informacioneve përgjigjet e letërporosive kanë mbërritur dhe kjo është arsyeja që Vasili është thirrur nga prokurori i çështjes Sotir Kllapi.

SPAK u vu në lëvizje pas kallzimit të ish deputetit Halit Valteri, i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë të padeklaruara për qëllime lobimi./Faxweb.al