Nje automjet tip Audi ka dalë nga rruga në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Kafaraj.  Mesohet se në drejtimi e mjetit ka qenë një grua e cila menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Fieri.  Sipas bluzave të bardha drejtuesja e mjetit është jashtë rrezikut për jetën.  Mesohet se gruaja kthehej ne Shqipëri nga Greqia.  Dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.