Një plagosje ka ndodhur në Tushemisht ku një 44-vjeçar ka plagosur me thikë me vëllain e tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, pas një konflikti i çastit.
I plagosur ka mbetur Agim Harizi ndërsa në kërkim është shpaluur vëllai i tij, Denis Haziri.
Njoftimi i policise:
Pogradec/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Tushemisht, Pogradec, në banesë shtetasi D. H., 44 vjeç, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A. H., 50 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. H.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes