Banorët e fshatit Rrajcë- Fushë në bashkinë e Prrenjasit prej dy javësh thonë se nuk furnizohen me ujë të pishëm. Mungesën e ujit e vuajnë të paktën mbi 30 familje , të cilët pohojnë se janë endur zyrave të bashkisë por skanë marrë asnjë zgjidhje.
Sipas banorëve si fshat furnizoheshim me ujin e tunelit të nxjerrë nga Qafë Thana, por me ndyshimin e projektit të ujësjellësit ata kanë mbetur pa ujë.
Ndonëse vendi javët e fundit është përfshirë nga temperatura ekstreme ku nevoja për ujë është edhe më e lartë këta banorë thonë se kanë mbetur në mëshirë të fatit. Pa asnjë zgjidhje tjetër përcjellin apelin e tyre nëpërmjet medias.
Burime nga bashkia e Prrenjasit bëjnë me dije se furnizimi ka rënë si pasojë e thatësirave në burim. Kjo nuk është hera e parë që banorët e Rrajcës mbeten pa ujë të pijshëm ndërsa në fshat si pasojë e emigracionit kanë mbetur vetëm të moshuarit.
fax