Detaje të reja dalin në dritë në kuadër të hetimeve mbi grupin kriminal, i cili çoi pas hekurave ish-shefin e Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-policin Ardit Hasanbega, biznesmenin Pëllumb Gjoka si edhe shoferin e tij Edmond Preka.

Sipas Spak, rezulton se në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), Preka ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Vrasja e Gjin Ndoj Boriçit ka dyshime se është kryer nga Behar Bajri dhe Denis Bajri.

Në një tjeter episod ku dyshohet se Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve.

Nga hetimet ka rezultuar se Preka ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje, por atentati deshtoi.

Plani për vrasjen e ish policit, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri, i cili flet me Gjokën dhe i thotë se kishte gjetur 3 shtetas të huaj, një arab, një nga Kosova dhe një serb. Ata kërkonin 100 mijë euro, teksa Gjoka i thotë që nëse është nevoja jepu më shumë. Por Bajri del garant duke i thënë që për kaq para do ta bënin vetë. 

Operacioni i SPAK

Prokuroria e posaçme dhe policia e shtetit kanë zhvilluar një operacion duke arrestuar 6 persona, mes të cilëve ish-drejtues të lartë të policisë së shtetit, prokurorë e biznesmene, por edhe njejrës të njohur të botës së krimit, ndërsa në kërkim janë shpallur 9 të tjerë.

Në pranga ka përfundur ish-drejtori i forcave operacionale në policinë e shtetit Oltion Bistri, drejtuesi i prokurorisë së Kuksit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka si dhe shtetasit Esmar Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka. Në kërkim është shpallur edhe një emër i njohur për drejtësinë, siç është Ervis Martinaj.

Ky i fundit dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e një personi 3 vite më parë në qytetin e Shkodrës në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka. Mësohet se biznesmeni Gjoka është arrestuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar, në një ngjarje që ndodhi në qytetin e Shkodrës si dhe sigurim të automjeteve për të vrarë ekzekutuar dy persona të tjerë mes të cilëve edhe Ibrahim Licin.

Mësohet se ndaj Martinajt rëndon edhe akuza për sigurim të kushteve për të kryer vrasje në dëm të shtetasit Kleant Musabelli. Ndërsa për Asmer Bilalin rëndon akuza për sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici. Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë siguria sigurie është edhe Elion Hato, që dyshohet për vrasje në paramendim të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Taulant Pepa. Hato njihet si krahu I djathtë I Martinajt, ndërsa ka dyshime se ka korruptuar edhe prokurorin e Kukësit Xhevair Lita për të mbyllur hetimet për disa ngjarje kriminale në kohën që ai ushtronte detyrën në prokurorinë e shkodrës. Ndërsa ish-drejtori i forcave operacionale Oltion Bistri akuzohet për shpërdorim detyre e nxjerre të sekretit hetmor. Ndërsa oficeri tjetër i policisë që është liruar nga detyra një vit më parë, Ardit Hasanbega që ka qënë pjesë e policisë së Shkodrës dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e grupit Bajri për të kryer vrasjen ngelur në tentativë të Dulit dhe Liçit./abcnews.al