Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vetëvrasja e Gjergji Mullallit, i cili pasditen e djeshme i mori jetën bashkëshortes së tij Luizës, me të cilën ishte në proces divorci. Mësohets e ai është lokalizuar nga policia në një banesë të braktisur dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve të efektivëve për tu dorëzuar. Madje përpara se ti jepte fund jetës ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë. Policia ka gjetur një letër, ku ai shkruante se do të vetëvritej, pasi i kishte marrë jetën në mënyrë makrabre nënës se tre fëmijëve të tij. Policia ka publikuar dhe foton e 55-vjeçarit , ku shihet dhe arma me të cilën ka vrarë veten, pasi ka kuptuar që ka qenë i rrethuar dhe nuk kishte mundësi që të largohej.

Njoftimi i policisë: 

Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.