Është arrestuar 24-vjeçari me inicialet M.N, pasi ka vjedhur xhiron ditore në lokalin ku ishte i punësuar në Golem.
Njoftimi i Policisë: DVP Durrës- Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në lokalin ku ishte i punësuar, në Golem.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.