Ka nisur hetimi për 20-vjeçarin me inicialet F.K, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe është larguar me shpejtësi, për t’u kapur më pas.
Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 20 vjeç, banues në Bilisht, pasi në qytetin e Bilishtit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz” me drejtues këtë shtetas, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte për verifikim dhe kontroll dokumentacioni. 20-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe larguar me shpejtësi, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.