Viti 2023 do të mbahet mend si një vit ku shumica e çifteve janë ndarë ose kanë pasur mosmarrëveshje të shumta. I
fundit që i është bashkuar kësaj liste është një nga këngëtarët më të njohur në botë në zhanrin e muzikës urbane latine: Ozuna. Këngëtari, i martuar prej disa vitesh, dyshohet se ka tradhtuar bashkëshorten e tij me një aktore 27-vjeçare të filmave për të rritur.
Informacioni u zbulua nga gazetari dhe paparaci Jordi Martin, i njëjti që zbuloi detajet e krizës dhe ndarjes mes Gerard Pique dhe Shakira. Në emisionin televiziv ‘Amor y Fuego’, paparacët spanjollë zbuluan se Ozuna ka tradhtuar bashkëshorten me një aktore të filmave për të rritur.
Një marrëdhënie që vazhdon prej tetë muajsh në fshehtësi”, deklaroi Jordi Martin, i cili gjithashtu guxoi të shfaqte bisedat në një aplikacion mesazhesh të çastit mes këngëtarit dhe aktores, e cila quhet Klaudia Bavel. Në këto biseda, Ozuna e quan Klaudia Bavelin si “bebe” dhe si dëshiron ta shohë. Përveç kësaj, Jordi Martin tregoi se këngëtari kishte gënjyer duke thënë se ishte ndarë nga gruaja. Bëhet e ditur se Klaudia Bavel i ka treguar Jordi se:
Ka qenë një marrëdhënie e bazuar në gënjeshtra. Më tha se ishte ndarë dhe në një vend ku u takuam e pashë duke u puthur me partneren dhe më tha se ishte dado, pavarësisht se ishte nëna e fëmijëve të tij dhe kaq. Ka qenë një marrëdhënie e bazuar në gënjeshtra që nga dita e parë. Në tetor të vitit 2022 filloi, kur e bëra ‘tag’ në Instagram dhe ai m’u përgjigj dhe më ripostoi. Ndihem mjaft e mashtruar nga ai. Rashë në dashuri me të dhe ndihem e tradhtuar.-ka shtuar ndër të tjera Klaudia.
Top Channel