Trageti i cili supozohej sot në orën 22.30 nga Vlora, nuk është nisur ende nga Brindisi.
Qindra pasagjerë presin për të lënë tokën Shqiptare. Ende nuk e dinë se kur do ikin.
Biletën e kanë prerë për tu nisur sot në orën 22.30 mirëpo trageti ende nuk është nisur nga Brisnidi dhe me gjasa pasagjerë mund të lundrojnë nesër me një tjetër traget.
Një pjesë e tyre pritet të nisen sot me tragetin e kompanisë tjetër, për vendet që ky traget kishte të lira.
Sakaq, pjesa tjetër pritet të niset nesër.