Qafë Gjashta ishte e gjitha në zi. Paraditen e sotme u përcoll për në banesën e fundit 17-vjeçari Antonio Delilaj që humbi jetën dje në Sarandë në një lokal nate.
Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, familja, të afërmit dhe shokët i dhanë lamtumirën e fundit adoleshentit që iu pre jeta në mes nga goditja e një ashensori të improvizuar.Policia ka marrë në pyetje montuesin e ashensorit artizanal ku humbi jetën 17-vjeçari Antonio Delilaj, në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange Club”.Shtetasi Lulzim Allkushi, i arrestuar të shtunën për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, ka treguar se pajisja nuk ishte kontrolluar pasi u montua katër vjet më parë, pasi e kishte kontaktuar pronari i lokalit Spiro Iljadhi, në kërkim.