Ndyshe nga çfarë pritej, “demat” e kuq” të Partizanit nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1 me 1, ndaj kazakëve të Astana, në përballjen e dytë të fazës së “play off” të Conference League, duke i dhënë kështu fundin “ëndrrës” së kualifikimit në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian.
Pavarësisht rezultatit, “demat” e nisën me shumë vrull sfidën, duke gjetur dhe golin e parë të ndeshjes në minutën e 25’-të falë kongolezit Archange Bintsouka, me këtë të fundit që kërceu më lart se të tjerët, duke kapur bukur me kokë një krosim fantastik të Arinaldo Rrapajt, mirëpo përballja nuk mbaroi me kaq, pasi me fillimin e pjesës së dytë “veterani” kroat i sulmit të Astana, Marin Tomasov përfiton nga një “gafë” e “të kuqve” duke çuar topin në rrjetën e Qirkos.
Tashmë e vetmja gjë çka i mbetet “demave” është të luftojë për titullin kampion të Superiores, ndërsa kazakët e Astana do të presin ditën e premte, ku do të hidhe dhe shorti për fazën e grupeve të Conference League. /i.m /abcnews.al