Një turiste gjermane po kërkohet nga autoritetet italiane pasi ra nga varka në liqenin Iseo. Turistja 20 vjeçare ka rënë nga varka në ujërat pranë Pisogne, Brescia dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.
Në fillim u raportua se ishte zhytur vullnetarisht në ujë por më pas u zbulua se ka qenë një aksident që është shkaktuar si pasojë e manovrave të drejtimit të varkës nga një vajzë që ndodhej aty.
E reja ishte me disa bashkëmoshatarë gjermanë në bord dhe të gjithë, sipas raportimeve, kishin pirë alkool, përveç djalit të pronarit, të cilit i ishte besuar varka./abcnews.al