Edhe pse çmimet janë të ulëta, tregtarët e fruta-perimeve në Elbasan, po kalojnë një krizë e cila i ka dëmtuar rëndë ata.
Papunësia, mungesa e të ardhurave dhe eksportet, janë disa nga faktorët që kanë gjunjëzuar si tregtarët edhe fermerët.
“S’ka të ardhura, janë të varfër,” thotë një qytetare.
“Papunësia e madhe, njerëzit pa punë dhe çfarë do bëjnë..,” thotë një qytetare tjetër.
Edhe rënien e çmimeve e arsyetojnë me mungesën e blerësve.
“S’ka blerje, prandaj kanë rënë çmimet, s’ka kërkesë,” thotë një tjetër.
“S’kanë lekë njerëzit,” thotë një tregtare.
Pandemia e koronavirusit thonë se ka ndikuar edhe më shumë për këtë situatë, ndërsa malli që qëndron stok prej disa kohësh bëhet i pakonsumueshëm.
“S’kanë ku venë, po nuk hyri eksporti për shembull normale që është i ulët çmimi, sidomos që kur filloi pandemia është bërë keq,” thotë një tregtar.
“Na rri i gjithë malli pa shitur,” thotë tregtarja.
Në muajt në vijim ata besojnë se ekonomia do të përmirësohet, pasi shpresojnë tek një sezon turistik më i favorshëm, por edhe daljen nga situata e pandemisë.