Nis të hënën viti i ri shkollor 2023-2024 në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar. Për herë të parë, do të shkojnë në shkollë rreth 29 mijë nxënës ndërsa në klasat e 10-ta rreth 27 mijë.
Presidenti Bajram Begaj u ka uruar suksese nxënësve dhe mësuesve, për të cilët thotë se puna dhe përkushtimi i tyre do të ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes.
“Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë! Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes”, ka shkruar presidenti.