Ish-oficer i policisë Fushë-Krujë, Emiljano Nuhu denoncoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla se është takuar me ish-deputetin e PS, Rrahman Rraja gjatë vizitës së fundit që ka pasur në komisariatin e Fushë Krujës.
‘Në lidhje me shkuarjen e Taulant Ballës, Balla ka nostalgji për Komisariatin e Fushë Krujës, ju kujtohet momenti që ka qenë në zyrën time dhe shkon përsëri. Nga informacionet që kam unë Balla ka pasur takuar me ish-deputetin Rraja ditët e fundit që ka qenë në Fushë Krujë’, u shpreh Nuhu në Syri tv.
Sipas ish-oficerit, Rrajat kanë marrë garanci nga Ministri i Brendshëm që ngjarja do mbyllet ne e kemi rregulluar por nga policia nuk do të keni probleme.
Nuhu: Elementët që mundohet dhe bën prokurori është që të bëjë rikualifikimin e veprës që të rrëzojë ‘plagosjen e rëndë’ dhe ta quajë ‘plagosje të lehtë’. Dua ti qëndrojë fortë këtu ku ligji për miqtë interpretohet për armiqtë aplikohet. Prokurori ka lënë shumë hapësira për abuzim nga mënyra se si i ka bërë veprimet deri tani dhe këtu lind pyetja, cili ka qenë qëllimi i prokurorit që ka lënë kaq shumë hapësira?
Prokurori ka pasur shumë ngarkesë politike dhe ka dhënë një opinion të fortë në opinionin publik. Dy janë drejtimet që çdo kush i çon mendje, prokurori o është i shantazhuar nga segmente të politikës ose është i blerë. Sepse nuk mund të gjykojë anën profesionale të prokurorit pasi është një hetim shumë i lehtë për të dalë në konkluzion.
Po ti referohemi plagosjes së rëndë e cilëson shumë mirë, plagosje e kryer me dashje që ka sjellë pasoja gjymtim shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ose ka qënë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burg deri në 10 vite.
Nga akti i ekspertimit konstatojmë që Bilbil Maja ka thyerje të kafkës dhe në momentin që konstatojmë thyerje të kafkës, çdo kujt që ka pak formim juridik i shkon në mendje që në momentin e shkaktimit kjo ka qenë e rrezikshme për jetën sepse mund ti merrte jetën në çdo moment ose ti lërë pasoja të përhershme.
Pse pikërisht ky ekspert kaq dorëlëshuar me fisin Rraja? Kur dihet se fisi Rraja ka dhënë një impakt shumë të rëndë në opinionin publik.
Prokurori në këtë rast mendojmë se Prokuroria e Tiranës do ishte më e pandikuar por prap tregon se është e ndikuar ose e frikësuar.
Ajo që ka thënë Jashari qëndron se personat në kërkim të fisit Rraja janë parë javën e fundit në zonën e Fushë Krujës në zonën e Niklës.
Komisariati prapë është në gjendjen që ka qënë sepse policia punon me frymë politike, sidomos Ministri i Brendshëm që është shtysë kryesore është i lidhur pikërisht me këta, mos të presim nga Oficerët e Policisë që të zbatojnë ligjin.
Në lidhje me shkuarjen e Taulant Ballës, Balla ka nostalgji për Komisariatin e Fushë Krujës, ju kujtohet momenti që ka qenë në zyrën time dhe shkon përsëri.
Nga informacionet që kam unë Balla ka pasur takuar me ish-deputetin Rraja ditët e fundit që ka qënë në Fushë Krujë.
Tani se çfarë është diskutuar nuk e di po përderisa ata kanë një javë që lëvizin të lirë kanë marrë garanci nga Ministri i Brendshëm që ngjarja do mbyllet ne e kemi rregulluar por nga policia nuk do të keni probleme.
Informacionin e kam nga banorët. Banorët nuk kanë ndonjë përfitim për të gënjyer, pasi lidhet edhe me faktin që këta lëvizin të lirë javën e fundit në zonë.