Apeli i GJKKO ka lënë sërish në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin.
Beleri për disatën herë ka kërkuar në Apel lirimin ose ndryshimin e masës së tij të sigurisë, por duket se kërkesa sërish nuk është marrë parasysh dhe vendimi arrest me burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës mbetet në fuqi.
Në seancën e kësaj të hëne në Apel e pranishme ka qenë edhe ambasadorja greke, e cila nuk është lejuar që të futet në seancë, pasi vendimi jepet vetëm para mbrojtësve dhe të pandehurit.
Ndër të tjera gazetari raporton për ABC News se pas daljes së ambasadores greke dhe mbrojtësve të Belerit një qytetar ka kundërshtuar qëndrimin e tyre, duke u thënë se po mbrojnë një kriminel.
Ndërkaq kujtojmë se Beleri është arrestuar vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit për shitblerje votash./abcnews.al