Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky mbajti fjalën e tij në Këshillin e Sigurisë në OKB. Zelensky dënoi pushtimin rus të vendit që ai drejton.
Ai u shpreh se janë 754 ditë agresioni dhe 754 arsye se pse duhet dënuar ky agresion nga mbarë bota. Gjithashtu me rëndësi për të është reformimi i OKB. Në Kombet e Bashkuara, Rusia ka akoma veton.
Sipas tij kjo duhet të hiqet dhe fuqinë në OKB duhet ta ketë Asambleja e Përgjithshme. Vetëm kështu dënohet lufta e nisur nga rusët.
Zelensky: Jam mirënjohës kryesisë shqiptare për organizimin këtij takimi. Qysh prej nisjes së agresionit në shkallë të gjerë prej shtetit që është i pranishëm këtu në KS, ka shkatuar 754 ditë vuajtjesh i ka shndërruar civilët në refugjat.
Përmes këtij agresioni kërkon të miniojë normat ndërkombëtare. Dua ti shpreh mirënjophje të gjithë atyre që kanë cilësuar agresionin rus si shkelje e kartës.
Kjo është një luftë e shkaktuar nga Rusia por nuk ka ndryshuar asgjë për Rusinë në OKB. Kur vjen fjala për mbrojtje e vendeve kërkon aleanca të reja të cilat mund të reduktojnë numrin e problemeve, por cilat përballen me retorikë dhe jo zgjidhje reale. Jetët duhet të mbrohen në mënyrë të pakompromentueshme. Dje thashë se formula e paqës është faza për të përmirësuar arkitekturën e sigurisë .
Këtë vit mund të dëgjomë fjalën shumë shpesh pabarazi e përmendim të gjitha vendet.
Proces për reformimin e Kombeve të Bashkuara, përdorimi i Vetos. Kjo mund ti rikthej fuqinë OKB. 754 ditë agresion, 754 arsye për ndryshim në këtë sallë, çon në miliarda e atye që duan të jetojnë në një botë pa agresion, përveç disa individë që duan luftë dhë kanë urrejtje. Në OKB për rastet e agresionit, masakrat, e drejta e vetos duhet të mos përdoret, Asamblesë i duhet dhenë pushteti për veton, për të ndalur luftën me të gjitha përpjekjet. 2/3 e votave reflektojnë vullnetin e vendeve nga e gjithë bota,. Ku ka shumicë, vetoja duhet të tejkalohet. Hapi i dytë, KS duhet të japë llogari të gjitha vendeve të botës. Përbërja e KS duhet të relfketoj realitetet e vërteta. Ukraina nuk ka anëtar të përhershëm në KS”, u shpreh Zelensky.