Paraditen e kësaj të shtune, ka nisur seanca për Klered Bozhanajn, autorin e plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet.
Bozhanaj do të njihet nga gjykata me masën e sigurisë.
Ndërkaq, ABC News ka siguruar video nga plagosja e policit Alleshi.
Nga pamjet shihet se si efektivi Alleshi plagoset në këmbë, jashtë ambienteve të një lokali dhe më pas hyn brenda duke çaluar.