Një person i plagosur me thikë është paraqitur në spitalin e Vlorës, paraditen e kësaj të shtune.

Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se i plagosuri është një 33-vjeçar, i identifikuar si A.Meçorapaj, i cili ka marr disa plagë në pjesën e barkut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, ai u plagos nga një 35-vjeçar rreth orës 09:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Novosel.

Policia ndodhet në vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës, për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes./abcnews.al