Presidenti Turk, Rexhep Tajip Erdogan ka anuluar të gjitha takimet e planifikuara për shkak të problemeve shëndetësore, sipas një njoftimi nga presidenca. Gjatë ditës së sotme presidenti turk kishte planifikuar të fliste para Grupit Parlamentar të partisë së tij.

Nesër ai kishte planifikuar të shkonte në Granada për takimin e Komunitetit Politik Europian, ku Turqia do të merrte pjesë së bashku me rreth 45 vende.

Të premten do të mbahet një samit joformal me pjesëmarrjen e vetëm vendeve anëtare të BE-së.

/abcnews.al